Sektori i Punëve të Brendshme është deklaruar për ngjarjen tragjike në Shipkovicë të Tetovës.
“Sot (14- korrik) në ora 15:45 në SPB-Tetovë është raportuar se dy persona gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në fshatin Shipkovicë të Tetovës, A.A.(63) nga Selca e Tetovës dhe J.C.(50) nga Republika e Shqipërisë, kanë marrë lëndime të rënda trupore nga të cilat kanë ndërruar jetë.
Mjekët e Urgjencës kanë konstatuar vdekjen e tyre. Prokurori publik dhe një ekip nga SPB- Tetovë janë duke kryer hetime dhe duke i përcaktuar të gjitha detajet lidhur me këtë rast.
Në vendin e fatkeqësisë janë të pranishëm edhe zjarrfikësit e Tetovës dhe përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Punës”, thanë nga SPB Tetovë.