Vetëm pak orë pasi mori detyrën si ministër i brendshëm, zoti Taulant Balla ka dhënë mesazhin e parë.
Duke uruar për operacionin e bllokimit të 20 mjeteve lundruese pa dokumentacion, ministri i ri kujtoi se prioritet i autoriteteve të rendit është siguria e pushuesve. “Përgëzime Njësisë Policore Detare. Ishte domosdoshmëri krijimi i kësaj Njësie. Duhet të garantojmë pushime të qeta dhe të sigurta për çdo pushuesi”, shkruan zoti Balla në rrjetet sociale.
Pak para mesditës të së shtunës zoti Balla bëri betimin si ministër i brendshëm, para presidentit Begaj. Ndërsa u prezantua në detyrë nga parardhësi i tij Çuçi, ai tha se në fillim të javës së ardhshme do të bëjë të njohura për stafin dhe publikun, prioritetet që ai ka vendosur.