“Ahmetaj”, SPAK në pritje të GJKKO, si do procedohet me shpalljen në kërkim ndërkombëtar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Posaçme ende nuk ka dalë me një vendim zyrtar mbi pranimin ose jo të kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e ish-zëvendës Kryeministrit Arben Ahmetaj dhe ushrtrimin e kontrolllit të banesës së tij.

Pasi parlamenti vendosi zhveshjen nga imuniteti i deputetit për Ahmetajn, SPAK iu drejtua gjykatës dhe materiali brenda 48 orëve duhet të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Bani.

Mësohet se me çështjen Ahmetaj, prokurorët e SPAK kanë kërkuar sigurimin e masave të sigurisë edhe për disa persona të tjerë trë përfshirë në këtë heytim.

Kjo është edhe arsyeja e mosbvërjes publike të këtij procesi. Nëse merr dakortësinë e gjykatës SPAK do të kërkojë nga policia arrestimin e Ahmetajt, por duke qenë se ish zëvendës kryeministri që prej së premtes ka lënë Shqipërinë, pas procedurave standarde si kontrolli i banesës, apo njerëzve të tij të afërt ku ai mund të ndodhet, SPAK do të bëjë hspalljen në kërkim ndërkombëtar, pa u pritur ezaurimi i afatit 2 javor.

SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, pasi e akuzon atë për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme.

Hetimi ndaj tij erdhi nga veçimi i dosjes së inceneratorit të Elbasanit dhe SPAK thotë se ka dyshime të arsyeshme se mes Ahmettajt dhe dy  biznesmenët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri ka patur korrupsion në këmbim të favoreve.

Share This Article