Lirohet Nemanja Vllaskovic, njëri nga drejtuesit e grupeve që sulmoi gazetarët në veri të Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se është liruar Nemanja Vllaskovic,  njëri nga drejtuesit e grupeve të dhunshme në veri të Kosovës.

“Po është e vertetë që është liruar dje, me dorëzani”, ka thënë Lumnije Surdulli nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Ndërkaq, mediat serbe kanë publikuar pamje të tij pas lirimit. Vllaskovic u vendos në pranga më 19 qershor dhe arrestimi i tij u bë i ditur nga vetë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit ‘Kallxo’ në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë”, kishte deklaruar ai.

Situate në veri u tensionua në fund të majit me zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Zgjedhja e tyre u kundërshtua dukshëm nga banorët serbë, të cilët mbajtën protesta në vazhdimësi. Në këto protesta, u sulmuan policët e Kosovës, forcat e KFOR-it dhe gazetarët.

Share This Article