Rama: Partia Socialiste po ripërtërihet për sfidën e vitit 2021

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Zgjedhjet në PS nuk bëjnë lajm në mediet e zëna me thashetheme, gënjeshtra e të zeza nga vendi e bota, por ato janë një proces me shumë pjesëmarrje, organizatë më organizatë e asamble më asamble, ku Partia Socialiste po ripërtërihet e riorganizohet për sfidën e vitit 2021”.

Kështu u shpreh kryetari i PS dhe kryeministri Edi Rama, duke iu referuar takimit “Ti Zgjedh” zhvilluar pasdite në Elbasan me pjesëmarrjen e anëtarësisë socialiste të bashkive të këtij qarku. Baza pritet që të përzgjedhë delegatët e Kongresit ku do të përtërihen strukturat.

“Një përgëzim për të gjithë anëtarësinë socialiste dhe për socialistët e socialistet e Elbasanit, që siç tregojnë këto pamje po shkojnë drejt zgjedhjes së delegatëve të Kongresit me energji të reja pozitive”, tha Kryeministri Rama./ATSH/

Share This Article