Kamerat e sigurisë në lagjen “Pavarësia” të Vlorës kanë fiksuar momentin kur një person i vë flakën automjeteve në pronësi të shtetasit Nerizan Hoxha, gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës.
Ngjarja ka ndodhur në orën 03:48, kur autori i dyshuar, i cili mban një kapele në kokë për të fshehur fytyrën, afrohet pranë makinave të parkuara dhe përdor një bidon me benzinë për t’i vënë atyre flakën.
Flakët shkrumbuan 3 automjete, një “Volkswagen Golf” dhe dy makina “Ford”, njëra prej të cilave në pronësi të Petref Nezhës.
Sakaq, në video shihet se autori në momentin që u vë flakën automjeteve, ka rrezikuar të digjet edhe vetë.