• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Nga tymi i Zotos nuk do të na shpëtojë dot as Zoti!

Nga tymi i Zotos nuk do të na shpëtojë dot as Zoti!

by albnews
18 July, 2023
in Albania, Opinion
0
3
VIEWS

Nga Irena Beqiraj

Kushdo që ka udhëtuar një herë në Vjenë ka parë se në hyrje të saj ka një djegës. Krenaria e drejtuesit të saj është se në oxhakun e djegësit lejlekët ngenë folenë, cka do të thotë që gazrat që lëshohen në ajër janë të padëmshëm.

Sipas të gjitha raporteve që unë kam lexuar, djegia është një nga proceset më të shtrenjta të trajtimit të mbetjeve. Sipas studimeve mesatarisht kosto totale për djegien e një ton mbetje pasi të ndodhte procesi i ndarjes në burim në 2001 ishte 71 euro. Sot kostoja është rreth 134 euro për ton.

Dy Zërat kryesorë të kostos në incenerim janë :

i)kostot për realizimin e djegies, pasi temperatura e furrës duhet mbajtur mbi 800 °C dhe ii) kosto e filtrave, e cila është rreth 40-45% e kostos së përgjithshme. Janë filtrat që reduktojnë emetimit të gazrave të dëmshme në ajër, edhe bëjnë të mundur që edhe ajri rreth oxhakut të jetë i pastër.

Në studimin e fisibilitetit, për djegesin e Tiranës ( tabela më poshtë) cmimi i djegies së një toni mbetje të pandarë në burim ( kosto për koncesionarin + fitimin e tij) paraqitet 51 euro ku 29 euro do të mbuloheshin nga buxheti I shtetit edhe 22 euro nga shitja e energjisë edhe e skrapit.

Me një anëlizë të thjeshtë të kostove kuptohet përse modeli financiar i Zotos duhet braktisur, edhe llogaritjet duhen bërë nga e para.

Mosndarja e mbetjeve në burim para depozitimit të tyre tek djegësat sic është rasti i Shqipërise sjell problematikën e djegies së mbetjeve me lagështi të lartë dhe fuqi kalorifike të ulët, e për pasojë uljen drastike të temperaturës së furrës, e cila në rast se nuk rritet duke injektuar lëndë djegëse, shpie në djegie jo të plotë, ku përtej mbetjeve të padjegura plotësisht , përftohen edhe dioksina dhe furane, tepër të rrezikshme për shëndetin. Këto produkte, në rast se emetohen për një kohë të gjatë bllokojnë filtrat, të cilat duhen rikuperuar ose ndërruar.

Ndërkohë që raportet e bankës botërore sqarojnë se për të menaxhuar procesin e ndarjes së mbetjeve në burim nevojiten 56 USD për ton, përtej kostove të djegjes së tyre.

Atëhërë si ka mundësi që në Shqipëri edhe ndarja që presupozohet të bëhet nga koncensionari edhe djegia e tyre të kushtojë 51,49 Euro ? Në deklaratat e tij në komision parlamentar Kryeministri e ka renditur cmimin e ulët tek arritjet e qeverisë në hartimin e partneritetit publik privat. Në fakt kjo është vetëm një shaka tragjike .

Gjermanët e GIZ e paralajmeronin qeverinë që e vetmja mënyrë për të inceneruar me kosto kaq të ulët mbetje të pandara në burim ishte vetëm djegia pa respektuar kushtet teknike ,pra pa arritur temperaturën e furrës, dhe duke çaktivizuar filtrat. Pra procesi në vend të të ndodhte në qiell të hapur, do të ndodhte në një ndërtesë në dukje industriale, duke rritur kostot shëndetësore të popullatës.

Elementi tjetër që duhet vlerësuar me kujdes janë kostot për investimet në vazhdimësi që kërkon procesi i djegjes . Përvoja e vëndeve të zhvilluara ka treguar se për shkak të nevojës për përmirësime të kushtueshme, disa nga këto sipërmarrje kanë falimentuar . Të paktën 31 inceneratorë të mbetjeve të ngurta u mbyllën në periudhën midis viteve 2000 dhe 2020, kryesisht për shkak të barrës financiare të shkaktuar nga kërkesat e nevojshme për kontrollin e ndotjes.

Përshembull ” për tre dekada, qyteti i Detroitit në SHBA ka paguar mbi 1 miliard dollarë për të ndërtuar dhe operuar një incinerator. 478 milionë dollarë kushtoi ndërtimi i inceneratorit, dhe një shtesë prej 179 milionë dollarësh kërkohej për pajisjet e kontrollit të ndotjes. Në vijim të rezistencës së fortë të komunitetit dhe veprimeve ligjore kundër 600 shkeljeve të emetimeve të gazrave nga kompania, në peridhën 2014-2019, kompania e mbylli papritur objektin në vitin 2019 pasi u identifikuan nevoja për përmirësime të kushtueshme edhe te pa perballueshme . Ndërkohë që funksiononte impianti I djgjes së mbetjeve, qyteti humbi 2.6 milion USD shpenzime shendetesore cdo vit”.

Thënë këto, qeveria duhet të kuptojë që modeli financiar i djegies me kosto të ulta që ofron Zoto, është një marrëzi që duhet të braktiset një orë e më parë . Llogaritë duhen bërë nga e para . Por jo nga “Bllakot , Aldat , Albat , apo Ahmetajt” , të cilët për të keqen tonë qeveria e tanishme i ka edhe më me shumicë, por nga ekspertët .

Para se ti vendosim në punë duhet të jemi të sigurt që i kemi kapacitetet financiare që në oxhakun e Fierit apo Elbasanit zogjtë të ngrenë folenë ne të kundërt duhet ti braktisim , sado të jenë humbjet e shkaktuara deri tani.

Përndryshe nga tymi të Zotos nuk do të na shpëtojë dot as Zoti!

Previous Post

Fundjavat e luksit të Arben Ahmetajt me paratë e incineratorëve

Next Post

SPAK reagon zyrtarisht për Ahmetajn: Bllokuam 4 apartamente dhe 2 llogari bankare, sekuestruam dokumente, celularë dhe USB  

albnews

albnews

Related Posts

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!
Albania

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit
Albania

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër
Albania

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
Next Post
SPAK reagon zyrtarisht për Ahmetajn: Bllokuam 4 apartamente dhe 2 llogari bankare, sekuestruam dokumente, celularë dhe USB  

SPAK reagon zyrtarisht për Ahmetajn: Bllokuam 4 apartamente dhe 2 llogari bankare, sekuestruam dokumente, celularë dhe USB  

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM