Për një këngëtar apo grup, është pothuajse e detyrueshme të bëjë videoklipe për të tërhequr sa më shumë shikime në YouTube.
Ndonjëherë, videoklipet kthehen në filma të vërtetë që tërheqin miliarda njerëz në ueb, të cilët vazhdojnë të shohin video të tilla edhe vite pas publikimit të tyre.
Luis Fonsi feat. Daddy Yankee “Despacito” (8.2 miliardë shikime)- Videoklipi i famshëm i ‘Despacito’ është realizuar në San Juan të Porto Rikos. Modelja portorikane Zuleyka Rivera, fituese e konkursit Miss Universe në vitin 2006, shoqeron videon. Kjo video është edhe videoja e dytë më e shikuar ndonjëherë në YouTube, e tejkaluar vetëm nga… “Baby Shark Dance” me 13 miliard shikime!
Ed Sheeran “Shape of You” (6 miliardë shikime)- Drejtuar nga Jason Koenig, në videoklipin muzikor i ‘Shape of You’ balerina amerikane Jennie Pegouskie dhe ish-mundësin japonez sumo Yamamotoyama Ryūta shoqërojnë këngën. Kjo këngë ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në çdo aspekt, duke qenë edhe kënga e dytë më e dëgjuar e të gjitha kohërave në Spotify.
Wiz Khalifa feat. Charlie Puth “See you again” (5.9 miliardë shikime)– Një video prekëse e cila alternon pjesë të filmave të sagës ‘Fast & Furious’ me momente në të cilat shfaqen Wiz Khalifa dhe Charlie Puth, deri në momentin ikonik të fundit ku Paul Walker dhe Vin Diesel ndahen në një udhëkryq dhe kamera ndjek makinën e Walker ndërsa zhduket në perëndim të diellit, duke simbolizuar vdekjen e aktorit.
Mark Ronson feat. Bruno Mars “Uptown Funk” (4.9 miliardë shikime)- Videoklipi i kësaj kënge është xhiruar në Hollywood, në një ambient që të kujton vitet 1970. Videoja mori katër nominime në MTV Video Music Awards 2015, duke fituar një në kategorinë ‘Videoja më e mirë mashkullore’.
PSY “Gangnam Style” (4.8 miliardë shikime)- Deri më 11 korrik 2017, ky videoklip ishte videoja më e shikuar në YouTube, duke u bërë e para që arriti një miliard shikime në historinë e youtube-it.
Ed Chombo feat. Cutty Ranks “Dame Tu Cosita” (4.3 miliardë shikime)- Shumë e konsiderojnë videoklipin e kësaj kënge si irritues dhe të bezdisshëm dhe ndoshta kjo është ajo që i bën njerëzit ta shikojnë atë, pothuajse si hipnotizues.