ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin 5 hours ago
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet 5 hours ago
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës 5 hours ago
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve 5 hours ago
David Beckham do të marrë titullin kalorës në Kështjellën Windsor 5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Dokumentari për Bekim Fehmiun, Valmir Tertini: Vetëvrasja, protestë! Mbylli karrierën për shkak të Kosovës dhe Serbisë

albnews by albnews
19 July, 2023
in Kulture
0
Dokumentari për Bekim Fehmiun, Valmir Tertini: Vetëvrasja, protestë! Mbylli karrierën për shkak të Kosovës dhe Serbisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Jeta dhe karriera e aktorit shqiptar më famë ndërkombëtare Bekim Fehmiu do të vijë në një film dokumentar me regji të Valmir Tertinit. I ftuar në emisionin “Në radio” të gazetarit Andri Xhahu, regjisori tha se puna për dokumentarin ka nisur tre vjet më parë. “Filmi është 66 minuta, pa narracion, i ndërtuar vetëm me intervista. Dokumentari është në tre gjuhë dhe është xhiruar në gjashtë shtete të ndryshme.”

Tertini tregon se sfida e parë ishte refuzimi i aplikimit për këtë dokumentar. “Ne u refuzuam në Kosovë. Dy herë dosja është refuzuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe dy herë nga Ministria e Kulturës. Ish-ministrja na premtoi që do të na financojë. Ajo na tha që të aplikojmë sepse Bekim Fehmiu është një figurë e rëndësishme dhe projekti është shumë serioz. Por ndodhi e kundërta. Financimi i parë erdhi nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri. Më pas u hapën dyert nga organizatat dhe bashkitë.”

RelatedPosts

Muzika e parë e njerëzimit – Nga flauti prehistorik te pianoja klasike

‘Jepni paratë tuaja’, u thotë Billie Eilish miliarderëve(video)

Hapet Muzeu i Madh i Egjiptit, duke shfaqur për herë të parë të plotë varrin e Tutankhamunit

Rreth diskutimit nëse aktori i madh ishte shqiptar apo serb, regjisori shprehet: “Qëllimi im ka qenë që ky dokumentar të jetë ndërkombëtar dhe jo folklorik. Bekim Fehmiu është shqiptar. E ka dëshmuar shumë herë që është shqiptar. Në Serbi nuk ka pranuar t’i ndërrohet mbiemri sipas shkronjave të alfabetit të tyre. Edhe në produksione shumë të mëdha ai ka thënë që e prish kontratën nëse në poster shkruhet emri i deformuar. ‘Të shkruhet siç ma ka lënë babai im, Ibrahimi, Bekim Fehmiu.’ – thoshte ai.”

Filmi nis me vdekjen e aktorit, më pas ndalet në jetën e tij, shkollimi, lidhja me bashkëshorten dhe përfundon me kulmin e karrierës dhe rolin e tij të fundit.

Fehmiu është ndarë nga jeta në vitin 2010 si pasojë e vetëvrasjes. “Është vetëvrasje e përgatitur shumë mirë, siç thotë edhe gruaja e tij. Sepse ai la dy letra, la orën, shkroi që trupi i tij të digjej e të hidhej në Lumbardhë të Prizrenit, të mos ftohen shumë njerëz, por vetëm familja e ngushtë. Ajo thotë që edhe përqafimi i fundit nuk ishte aq i ngrohtë ndoshta sepse ai nuk donte që ajo të dyshonte.”

Cila mund të ishte arsye që çoi aktorin të kryente këtë akt? “Nga rrëfimet e miqve ai sikur ishte i lodhur nga jeta. Vëllai i tij thotë që nuk e duronte veten. Është shumë e vështirë të mbyllësh karrierën në kulmin e tij. Ishte si një protestë. Bekim Fehmiu mbylli karrierën për shkak të Kosovës dhe Serbisë, ai ishte në mes. Njerëzit flisnin dhe akoma flasin. Nuk e dyshojnë madhështinë e tij si aktor por dyshonin se pse ai jetonte në Serbi dhe pse u martua me një serbe, ndërkohë që gruaja e tij është kroate dhe jo serbe. Mendoj që ishte lodhur.”

Sipas Valmir Tertinit, aktori Bekim Fehmiu ka qenë figurë e keqkuptuar. “Shumë gjëra janë folur pa qenë të vërteta. Një keqkuptim është se pse ai nuk luajti kurrë shqip. Ai nuk ka pasur mundësi sepse nuk kanë ofruar kushte. Ai ka provuar në filmin kosovar “Kur pranvera vonohet”. Fehmiu nisi ta bëjë këtë film, ka shkuar në vendxhirime dhe të tjerët nuk kanë qenë serioz. Ai ka shkuar i pari në xhirime dhe askush nuk kishte shkuar. Ai ka pasur produksione gjigante në Itali dhe Hollyëood. Të bashkëpunosh me Franco Rossi-n dhe të mos vijnë njerëzit në Kosovë?! Po ta shihni filmin do e dashuroni dhe respektoni akoma më shumë Bekim Fehmiun. Ka qenë ambasador i Shqipërisë së madhe.”

Dokumentari sjell dy intervista ekskluvize të bashkëshortes së Bekim Fehmiut, Branka Petriç Fehmiu. “Intervista e parë sjell të gjithë jetën nga lidhja me Bekimin deri në fundin e tij. Ndërsa e dyta është hapja e valixhes me kujtimet dhe sendet e Bekimit që ka përdorur gjatë jetës. Ka një rrëfim tejet emocionues, ajo qesh, ajo qan, ajo këndon.” Kujtime dhe rrëfime sjellin edhe personalitete të tjera të artit si Roza Anagnosti, Piro Milkani, Timo Flloko, Enver Petrovci, etj.

Dokumentari pritet ta ketë premierën në Tiranë në muajin shtator për të udhëtuar më pas në festivale të ndryshme ndërkombëtare.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

4 November, 2025
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

4 November, 2025
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

4 November, 2025
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result