EMRAT/ Identifikohen 5 shqiptarët që vdiqën në Greqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 16-vjeçar dhe një 19-vjeçar janë në mesin e 5 shqiptarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi një ditë më parë.

Klan raporton se viktimat janë Besim Muçaj, Ilir Daçi, Ergin Peposhi, Ardit Peposhi, Gazment Brahaj.

Kështu, shoferi i makinës ka qenë një 55-vjeçar, ndërsa pasagjeri në vend të parë një 50-vjeçar.

Në sediljet e pasme udhëtonin dy të rinjtë, 16-vjeçari dhe 19-vjeçari, si dhe personi i pestë.

Të gjithë humbën jetën nga përplasja e fortë e makinës tip Benz me një kamion në qytetin verior të Greqisë në Edessa.

Raportohet se shqiptarët ishin punëtorë sezonalë në Greqi dhe po udhëtonin në drejtim të qytetit Skydra.

Përplasja ishte aq e fortë saqë e vetmja pjesë e pashkatërruar e makinës së shqiptarëve ka mbetur bagazhi.

Share This Article