ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano 1 hour ago
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në 2 hours ago
Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare 2 hours ago
A mund ta përmbysë Partia Laburiste ‘humbjen e dëshpëruar të besimit’ nga biznesi? 2 hours ago
Kush është George Soros dhe pse është i padëshirueshëm në Britani 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Tentoi të kalonte në Portin e Durrësit 44 mijë euro të padeklaruara dhe mallra kontrabandë, pranga shoferit të linjës Vlorë-Itali

albnews by albnews
19 July, 2023
in Albania
0
Tentoi të kalonte në Portin e Durrësit 44 mijë euro të padeklaruara dhe mallra kontrabandë, pranga shoferit të linjës Vlorë-Itali
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një 53-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar që të fusë nëpërmjet portit të Durrësit 44 mijë euro të padeklaruara si edhe mallra kontrabandë. Në pranga ka rënë Nuri Alushi, i cili po drejtonte furgonin e linjës Vlorë-Itali.

Referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, gjatë kontrollit të ushtruar në furgon, në pjesën e tapicerisë, u gjetën të fshehura 44 mijë euro, sasi e konsiderueshme pesticidesh, ilaçe dhe pije, të cilat 53-vjeçari tentoi t’i kalonte pa i deklaruar. 

RelatedPosts

Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

PD kërkesë për interpelancë urgjente: Rama të japë sqarime për takimin në Aruba

Rama për nanoteknologjinë: Pres të punojmë me Akademinë e Shkencave dhe diktatorin e saj

Për këtë arsye, ai u arrestua dhe ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”. 

Port Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni”, sekuestrohen 44 000 euro të padeklaruara në doganë dhe mallra të kontrabanduara.

Operacioni, falë inteligjencës policore se me një furgon po trasportohej një shumë e konsiderueshme eurosh, me qëllim shmangien e deklarimit në doganë.

Tentoi të fuste në vendin tonë, 44 000 euro që i kishte fshehur në furgonin e tij, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit, si dhe mallra të tjera (medikamente, pesticide dhe pije), arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë intensifikuar kontrollet, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të finalizuara për parandalimin e futjes së sasive të konsideruehsme të parave të padeklaruara, që dyshohet se janë të përfituara nga veprimtraria kriminale. Bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën policore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Destinacioni”.

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin tip furgon të linjës Vlorë-Itali, që drejtohej nga shtetasi N. A.

Gjatë kontrollit të ushtruar në furgon, në pjesën e tapicerisë, shërbimet e Policisë, duke përdorur metodat bashkëkohore të kontrollit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 44 000 euro, sasi e konsiderueshme pesticidesh, medikamente mjekësore dhe pije, të cilat shtetasi N. A. tentoi t’i kalonte pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. A., 53 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.Njoftimi i Policisë së Shtetit

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

29 September, 2025
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në

‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në

29 September, 2025
Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

29 September, 2025
A mund ta përmbysë Partia Laburiste ‘humbjen e dëshpëruar të besimit’ nga biznesi?

A mund ta përmbysë Partia Laburiste ‘humbjen e dëshpëruar të besimit’ nga biznesi?

29 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result