Supermodelja Gigi Hadid u arrestua për posedim të lëndëve narkotike, mirëpo pas disa orësh në paraburgim, ajo u lirua.
Menjëherë pas bërjes publike të lajmit, bukuroshja zgjodhi që të postonte një foto në rrjetet sociale, mjaft provokuese, ku jepte edhe reagimin e parë për atë se çfarë kishte ndodhur.
“Gjithçka është mirë prandaj përfundon mirë”, ka shkruar ajo krah fotos ku shfaqet me rroba banje.
Supermodelja, 28 vjeç po udhëtonte me shoqen Leah Nicole McCarthy me një avion privat në Aeroportin Ndërkombëtar Owen Roberts në Ishujt Cajman, më 10 korrik dhe kur kaloi doganën me bagazhet e saj, agjentët e Doganës dhe Kontrollit Kufitar gjetën një sasi të vogël kanabis dhe mjete të përdorura për konsumimin e tij.
Marihuana u përcaktua se ishte “vetëm për përdorim personal”, por Hadid dhe McCarthy u arrestuan me akuzat për “dyshim për import të marijuanës”. Ajo doli para gjykatës ku u dënua me 1000 dollarë gjobë.