Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona për vrasjen e Nikolin Lekstakaj. 42-vjeçari u qëllua teksa po dilte nga një market buzë aksit rrugor Shkodër-Lezhë, në zonën e Balldreut.
Sipas dëshmitarëve, ekzekutorët që dyshohet të kenë qenë dy të tillë, kanë qenë në bordin e një automjeti, që udhëtonte në drejtim të Lezhës. Pasi kanë hapur zjarr drejt Markut ata janë larguar me shpejtësi.
42-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Sipas grupit të hetimit, ekzekutorët kanë mbajtur në vëzhgim lëvizjet e Markut dhe kanë shfrytëzuar faktin se marketi nuk ka kamera sigurie.
Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me zinxhirin e vrasjeve mes fiseve Nikulaj e Lekstakaj, të nisura prej vitit 1996. Kjo histori hakmarrjeje tre muaj më parë i mori jetën biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u vra në ambientet e një lokali në pronësi të tij në Shëngjin.