Presidenti amerikan Xho Bajden ka emëruar Lisa Franchetti-n për të qenë në krye të marinës, hera e parë që një grua është emëruar në krye të një dege të ushtrisë.
Franketi, ish drejtore e flotës së gjashtë amerikane dhe forcave detare në Korenë e Jugut, ka shërbyer gjithashtu edhe si komandante e avionmbajtëseve të sulmit.
Që ajo të zyrtarizohet duhet të marrë edhe miratimin e senatit. Veterania 38-vjecare është e dyta grua që ka arritur të ketë rangun e një admirali me katër yje.
Në një deklaratë, presidenti Bajden vlerësoi atë që e quajti ekspertizë e zgjeruar e Franketit si në fushën operacionale ashtu edhe ato të politikave ushtarke.
Sipas mediave amerikane, admiral Franketi nuk ishte zgjedhja e parë e sekretarit të mbrojtes Lloid Austin, i cili kishte rekomanduar Samuel Paparon për të qenë shefi i ardhshëm i marinës. Paparo u ngrit në detyrë nga Biden, duke u emëruar komandant i forcave ushtrake amerikane në Paqësor.