Transferimi i Fabinhos tek Al Ittihad, në Arabinë Saudite, është në rrezik, edhe pse braziliani i Liverpool ka rënë dakord me klubin arab për të gjitha pikat e kontratës.
Orët e fundit, mediat angleze kanë raportuar se mesfushori ka hasur probleme të mëdha me plotësimin e dokumentacionit, në mënyrë që të marrë me vete në Arabinë Saudite edhe qentë e tij.
Arsyeja e këtyre problemeve është raca e qenve të Fabinhos, të cilët janë bulldog francez. Kjo racë është e ndaluar në vendin arab, pasi konsiderohet e rrezikshme.
Racat e tjera të ndaluara gjithashtu në këtë vend janë rotvajlerat dhe pitbullët.