ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Si do të funksionojë riorganizimi i azilit nga Partia Laburiste? Politikat e qeverisë në detaje 2 hours ago
Starmer përballet me një sfidë të re, ndërsa deputetët e Partisë Laburiste dënojnë planet për azil 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Mahmood mbron rishikimin e sistemit të azilit ‘jashtë kontrollit’ (Video) 2 hours ago
Plani i paprecedentë për sistemin e azilit e detyron qeverinë të ecë drejt një litari të dobët 3 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Në marrëveshje me Berishën? Bardhi: Alibi e atyre që e përdorin PD-në për interesa personale

albnews by albnews
24 July, 2023
in Shqiperia
0
Në marrëveshje me Berishën? Bardhi: Alibi e atyre që e përdorin PD-në për interesa personale
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

A ka Gazment Bardhi një marrëveshje të padeklaruar me Sali Berishën?

Pyetjen e gazetares Elona Meço zoti Bardhi e priti me të qeshur, por nuk mungoi dhe përgjigja me tone serioze për këtë teori që po qarkullon që prej zgjedhjeve lokale.

RelatedPosts

Reshjet në Lezhë, përmbytje në disa lagje, probleme dhe me energjinë elektrike

Nisin shirat, dita e sotme me shtrëngata dhe stuhi, Alpet me borë

Drejtor i ri në krye të burgut të Durrësit

“Është alibia e atyre që kanë vendosur që për interesat e tyre personale të bëjnë të kundërtën e atyre që kanë thënë deri para një viti. Para një viti për zotin Berisha isha i shitur tek Edi Rama, sot për një pjesë brenda partisë jam i shitur tek zoti Berisha. Mesa duket me këtë tregojnë atë që ata do të mund të bënin, nëse do të kishin në dorë këtë që kam unë. Unë as nuk shitem, as nuk blihem, as nuk bëj marrëveshje për interesa personal. Nëse do ta kisha bërë këtë do të kisha patur një qendrim tjetër mbi atë që po ndodh sot në PD”.

Zoti Bardhi nuk lë pa përgjigje as pyetjen se çfarë po ndodh mes tij dhe zotit Berisha, kur e kemi parë të duartrokitet në parlament nga Berisha apo të transmetohet live në facebookun e tij.

“Përsa më përket, mes meje dhe zotit Berisha nuk po ndodh asgjë. Për qëndrimin e zotit Berisha duhet të pyesni atë. Është e çuditshme sesi më kërkohet mua llogari për qëndrime që zoti Berisha mban ndaj meje. Nuk e kontrolloja dot zotin Berisha, kur më sulmonte, nuk e kontrolloj dot, kur më lavdëron. Nga zoti Berisha kam marrë duartrokitje jo për qendrime që kanë lidhje me PD, por për qendrime në raport me Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Në atë seancë kam marrë duartrokitje edhe nga zoti Basha dhe nga kolegë të tjerë. Edhe unë, do të duartrokas sa herë që zoti Berisha, zoti Basha, një koleg, qytetar të bëjë një aksion apo të ketë një qendrim ndaj qeverisjes, nuk ka asgjë për t‘u habitur“- tha zoti Bardhi.  

Gazment Bardhi, i cili mban detyrën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, shpjegoi se çfarë do të thotë se është i gatshëm të bashkëpunojë me grupimin e zotit Berisha përtej jetës parlamentare.

“Me grupimin e zotit Berisha mund të ketë bashkërendim përsa i përket protestave apo për çështje të tjera jashtë parlamentit. Fronti opozitar, çdo faktor opozitar, kur bëhet fjalë për Edi Ramën, nuk ka arsye të jetë i ndarë. Jemi të ndarë për çështje të tjera? Patjetër, do të vazhdojmë të jemi sepse kemi mendime të ndryshme. Nuk e bind dot zotin Berisha për rrugën që është më e mira, sikundër ai apo zoti Basha nuk më bindin dot mua. Kur bëhet fjalë për t’u përballur me Edi Ramën, p.sh kur bëhet fjalë për çështjen e zotit Ahmetaj disa të rrinë në shtëpi, nuk mund të ndodhë. Duhet të jemi bashkë. Nëse disa pastaj rrinë në shtëpi dhe zgjohen në një moment të caktuar se kanë nevojë për karrige, nuk është thjesht opozitar„- u shpreh ai, duke iu referuar qartazi mungesës së zotit Basha në seancën e parë, kur u debatua ashpër mes qeverisë dhe opozitës për çështjen “Ahmetaj“.

Gjatë intervistës për emisionin „Pa Censurë“, ai i konfirmoi gazetares Elona Meço se në shtator ishte i gatshëm të ulej me të gjithë faktorët opozitarë për koordinimin e qendrimeve të tyre si një front i përbashkët.

“Ne do të duhet të ulemi për të parë kush janë zgjidhjet më të mira për PD dhe për të gjithë opozitën në tërësi. Deri tani nuk ka ndodhur, por secili ka qëndruar i veçuar në qendrimin e tij dhe ne nuk kemi patur mundësi të ballafaqojmë qendrimet se cila është rruga më e mirë për ta forcuar PD dhe opozitën. Nëse secili ecën me mendjen e vet dhe vazhdon luftë brenda llojit, e sigurtë është që ne do të dobësohemi dhe Edi Rama do të forcohet.“- theksoi Gazment Bardhi

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Si do të funksionojë riorganizimi i azilit nga Partia Laburiste? Politikat e qeverisë në detaje

Si do të funksionojë riorganizimi i azilit nga Partia Laburiste? Politikat e qeverisë në detaje

18 November, 2025
Starmer përballet me një sfidë të re, ndërsa deputetët e Partisë Laburiste dënojnë planet për azil

Starmer përballet me një sfidë të re, ndërsa deputetët e Partisë Laburiste dënojnë planet për azil

18 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

18 November, 2025
Refugjatët do të përballen me 20 vjet pritje për t’u vendosur përgjithmonë sipas reformave të azilit

Mahmood mbron rishikimin e sistemit të azilit ‘jashtë kontrollit’ (Video)

18 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result