ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Si do të funksionojë riorganizimi i azilit nga Partia Laburiste? Politikat e qeverisë në detaje 23 minutes ago
Starmer përballet me një sfidë të re, ndërsa deputetët e Partisë Laburiste dënojnë planet për azil 28 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 34 minutes ago
Mahmood mbron rishikimin e sistemit të azilit ‘jashtë kontrollit’ (Video) 49 minutes ago
Plani i paprecedentë për sistemin e azilit e detyron qeverinë të ecë drejt një litari të dobët 52 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Radhë në kufi/ Balla takim me homologun kosovar Sveçla: Zgjidhje që mërgimtarët të mos vonohen

albnews by albnews
24 July, 2023
in Kosova, Shqiperia
0
Radhë në kufi/ Balla takim me homologun kosovar Sveçla: Zgjidhje që mërgimtarët të mos vonohen
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim këtë të hënë (24 korrik) me homologun kosovar Xhelal Sveçla, në pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Morinë, në të cilën janë shënuar radhë të gjata të mjeteve.

Këto radhë janë krijohen pasi makinat me targa të huaja me përjashtim të mjeteve me targa të Shqipërisë duhet të paguajnë siguracion për të hyrë  në Kosovë. Bazuar në vendimin e  Ministrisë së Financave të Kosovës, është e nevojshme regjistrimi, për të përfituar rimbursimin e siguracionit.  Nga ana tjetër shoqatat e siguracioneve deklarojnë të dhëna, që janë të dyshimta, duke sjellë ngarkesë në rrugë.

RelatedPosts

Reshjet në Lezhë, përmbytje në disa lagje, probleme dhe me energjinë elektrike

Nisin shirat, dita e sotme me shtrëngata dhe stuhi, Alpet me borë

Drejtor i ri në krye të burgut të Durrësit

Për të zgjidhur shpejt problematikën, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla i ka kërkuar prej javës së kaluar homologut Zveçla, të lehtësohet kthimi i mërgimtarëve kosovarë me makinat e tyre në këtë sezon pushimesh.

“Unë nuk e quajt të tepruar, është një gjë e mirë që ka një shkëmbim shumë të madh në të dy anët e kufirit, mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Arsyeja e këtij takimi është një kërkesa e imja, gjatë fundjavës së kaluar në kontakt me Ministrin Sveçla, të cilin mos u habisni unë do të takohem shumë shpesh, sepse kemi shumë marrëveshje të firmosura tashmë të cilat duhet të zbatohen.

Por konkretisht ka një rritje të numrit të mërgimtarëve e jo vetëm, edhe udhëtarëve të tjerë nga vende të ndryshme, të cilët udhëtojnë nga Shqipëria për në Republikën e Kosovës, e për shkak se për të gjitha targat me përjashtim të targave të Shqipërisë do të duhet të pajisën me siguracion, kjo merr një kohë të caktuar, kemi bërë një përllogaritje me ekspertët dhe drejtuesit. 

Shqetësimi im është që sa kohë që mërgimtarët bëjnë me orë të tëra udhëtim nga gjithë Europa e jo vetëm për t’u kthyer, të gjejmë të gjitha mundësitë që gjatë kthimit të tyre në Kosovë përmes Pikës së Kalimit të Morinës, koha të jetë shumë e shkurtër. Ose të gjejmë modalitetet sesi t’i japim një zgjidhje që pajisjen me siguracion, mos ta bëjnë më në pikën e kalimit kufitar, por, një propozim ka qenë, ta bëjnë brenda një kohe të caktuar, sapo hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, ose brenda një distance të caktuar. Në shumë vende p.sh., ka një model që brenda një distance, 50-100 km, ke kohën ose mundësinë për t’u pajisur me këtë siguracion. Mendoj që një prej arsyeve të këtij niveli të lartë të këtij trafiku është pikërisht kjo.

Megjithatë unë kam shumë besim që Ministri, kolegu im Sveçla, do të gjejë një zgjidhje. Kjo edhe në komunikim me Ministrinë e Financave, sepse ju e dini që nuk bëhet fjalë, pra nuk ka pengesë nga dy policitë tona. Por, këtu është fjala për një çështje do ta quaja administrative. E thashë, ky është shqetësimi për të cilin jemi takuar dhe unë kam shumë besim që do ta zgjidhim”, tha Balla.

Nga ana e tij Zvecla premtoi zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.

“E keni parë që si rezultat i marrëveshjes për kalim të lehtësuar në pikat kufitare, tashmë nuk kemi shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, me targa të këtyre vendeve, të cilët presin në radhë.

Problemi apo vështirësitë që kemi tash, është me mërgatat tona, të cilët vijnë, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri, për pushimet e tyre. Ne kemi vullnetin më të mirë të mundshëm që mërgatave tona, t’iu shërbejmë shpejt, me efikasitet dhe po mendojmë disa variante se si të tejkalohen këto vështirësi.

Biseduam edhe me ekipet tona, zgjidhje ka. Patjetër që ka një vullnet të jashtëzakonshëm politik dhe unë besoj se shumë shpejt do të vërehen ndryshime të rrënjësishme”, tha ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Si do të funksionojë riorganizimi i azilit nga Partia Laburiste? Politikat e qeverisë në detaje

Si do të funksionojë riorganizimi i azilit nga Partia Laburiste? Politikat e qeverisë në detaje

18 November, 2025
Starmer përballet me një sfidë të re, ndërsa deputetët e Partisë Laburiste dënojnë planet për azil

Starmer përballet me një sfidë të re, ndërsa deputetët e Partisë Laburiste dënojnë planet për azil

18 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

18 November, 2025
Refugjatët do të përballen me 20 vjet pritje për t’u vendosur përgjithmonë sipas reformave të azilit

Mahmood mbron rishikimin e sistemit të azilit ‘jashtë kontrollit’ (Video)

18 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result