“Na la një njeri i veçantë që dha kontribut të jashtëzakonshëm”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Harulla Çeku, e ka shkruar një telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së gazetarit dhe dramaturgut, Haqif Mulliqi.

Çeku në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Mulliqi pas vetes la krijimtari plot vlera në të gjitha sferat e tij të angazhimit.

“Sot na la gazetari, dramaturgu e profesori, Haqif Mulliqi. Një njeri i veçantë që me punën e tij ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë”, ka shkruar ai.

“Pas vetes la krijimtari plot vlera në të gjitha sferat e tij të angazhimit. Në dramaturgji me vepra që do të mbesin gjithmonë në trashëgiminë tonë, në gazetari si publicist e raportues gjatë luftës në Kosovë e po ashtu në sferën akademike, me angazhimin e tij si profesor në Universitetin e Arteve dhe atë të Gazetarisë”, ka shtuar ai.

Çeku i ka shprehur ngushëllime familjes Mulliqi, komunitetit artistik dhe atij të gazetarëve.

Share This Article