ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë 9 hours ago
Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës 9 hours ago
Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete 9 hours ago
Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht. 10 hours ago
Arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë, sekuestrohen 16 kg kokainë me vlerë më shumë se 500,000 euro. Ja ku e kryenin aktivitetin… 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ikje spektakolare nga spitali: Vodhi dy vetura për t’i shpëtuar Policisë, dhe bëri aksidente të njëpasnjëshme

albnews by albnews
25 July, 2023
in Albania
0
Ikje spektakolare nga spitali: Vodhi dy vetura për t’i shpëtuar Policisë, dhe bëri aksidente të njëpasnjëshme
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Policia e Tiranës kanë dëshmuar një ngjarje të pabesueshme, të cilën shpesh jemi mësuar ta shohim nëpër filmat thriller apo aksion, ku një person me probleme të shëndetit mendor është përfshirë në dy aksidente të njëpasnjëshme dhe një “plan” arratie.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30.

RelatedPosts

The Washington Post: Shqipëria, befasia e Ballkanit që konkurron Italinë e Greqinë

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

Me të marrë njoftimin se te ish-Uzina e Autotraktorëve ka ndodhur një aksident, Shërbimet e Policisë dhe të urgjencës, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për kryerjen e veprimeve hetimore dhe dhënien e ndihmës së parë.

Ata kanë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasin F. F., 32 vjeç, i cili kishte mbetur i dëmtuar nga aksidenti, dhe dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor.

Pas verifikimit të automjetit tip “Volkswagen”, të përfshirë në aksident, ka rezultuar se ky automjet, ishte vjedhur disa minuta më parë, në Fushë-Farkë.

32-vjeçari pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është larguar menjëherë pas disa minutash nga spitali. Në momentin që është larguar, në parkingun e spitalit, ka vjedhur një automjet tjetër tip “Ford”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, të Komisariatit Nr. 4, të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor, janë vënë në ndjekje të tij.

Gjatë tentativës për tu larguar, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi F. F., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, dhe si pasojë automjeti është përplasur me disa automjete të tjera në rrugë.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia bëri të mundur arrestimin e 32-vjeçarit, ndërkaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

28 September, 2025
Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

28 September, 2025
Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete

Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete

28 September, 2025
Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht.

Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht.

28 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result