ër rreth 50 minuta u zhvillua sot mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.
Ashtu siç edhe u njoftua mbledhja nisi në orën 18:00 dhe përfundoi pak para orës 19. Në asamblenë, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, u morën disa vendime siç ishte largimi i sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri dhe emërimi në vend të tij të Blendi Klosit. Po ashtu në vend të Ballës, i cili tashmë është ministër i Brendshëm, u caktua si kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi.
Në këtë takim u zhvillua analiza e zgjedhjeve për pushtetin vendor të 14 majit. Gjithashtu u mbajt dhe një analizë e punës së çdo ministrie po ashtu edhe të strukturave organizative të partisë. Ndërkohë gjatë ditës së sotme qarkulluan lajmet për shkarkimin e ministres së Financave Delina Ibrahimaj, gjë që u mohua nga vetë ministrja, por edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.
Asambleja e cila vjen 1 vit pas mbledhjes më të fundit mes socialistëve do të pasohet nga një tjetër takim dy ditë më pas.
Për rreth 50 minuta u zhvillua sot mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.

Më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë, kryeministri Edi Rama do të mbledh Qeverinë në një takim informal. Zyrtarisht thuhet se në këtë takim do të shpallen objektiva të reja për ministritë përkatëse. Gjithsesi asambleja mblidhet në një situatë delikate brenda kampit rozë. Socialistë me emër, kryetarë bashkish janë arrestuar, dhe së fundi prej disa ditësh SPAK ka urdhëruar arrestimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.