Ndërron jetë këngëtarja e famshme irlandeze, Sinéad O’Connor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja dhe aktivistja e njohur irlandeze, Sinéad O’Connor, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare. Në një deklaratë, familja e këngëtares tha:

“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Sinéad-it tonë të dashur. Familja dhe miqtë e saj janë të shkatërruar dhe kanë kërkuar privatësi në këtë kohë shumë të vështirë”.- thuhet në deklaratë.

Ajo u bë mjaft e njohur për këngën e saj Nothing Compares 2 U, e kompozuar në vitin 1990, e cila, për shumë kohë, ishte numri një në mbarë botën.

Këngëtarja ishte e hapur në pikëpamjet e saj sociale dhe politike. Gjatë karrierës së saj ajo prodhoi në studio 10 albume.

Share This Article