Zelensky në kundërsulm: Së shpejti do të riintegrojmë Krimenë në Ukrainë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Do të riintegrojmë me shpejtësi Krimenë në strukturën e vet shtetërore. Është presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, që e thotë diçka të tillë, teksa gadishulli i aneksuar në 2014-n nga Rusia, është bërë shënjestër e një sërë sulmeve të Ukrainës, gjatë javëve të fundit.

“Kam mbajtur një sërë takimesh të rëndësishme lidhur me përgatitjen e ngjarjeve ndërkombëtare në muajin gusht, mes të cilave Platformën e Krimesë. Po përgatisim edhe një listë masash ekonomike, sociale dhe të sigurisë. Mund ta riintegrojmë me shpejtësi Krimenë në strukturën shtetërore të Ukrainës”, tha Zelensky.

Ukraina vijon ethshëm kundërofensivën për sprapsjen e forcave ruse nga territori i vet, duke pretenduar përparim gradual në jug të vendit. Siç thuhet, luftime të ashpra po zhvillohen në rajonin e Zaporizhias, veçanërisht rreth fshatit të Robotyne, ku forca të Kievit po përpiqen të depërtojnë në linjat ruse të mbrojtjes. Ushtria vendase po avancon gjithashtu në drejtimet e Melitopol dhe Berdiansk, siç bënë me dije zyrtarë të mbrojtjes.

Sipas burimeve të Pentagonit, që citohen nga New York Times, në juglindje të vendit kundërofensiva ukrainase po zhvillohet me fuqinë e plotë. Ata flasin për mijëra përforcime në, mes të cilave trupa të trajnuar dhe të armatosur nga perëndimi që u janë bashkuar betejës. Rusia sakaq, vijon sulmet ndaj infrastrukturës në qytetet-port, veçanërisht në Odesa, duke vrarë të paktën një person. Aeronautika ushtarake ukrainase njoftoi se kishte rrëzuar 8 dronë rusë, Shahget gjatë natës, të lëshuara në disa drejtime. Po ashtu, u rrëzuan 36 raketa kruz të cilat kishin në objektiv rajonet e Kiev, Harkiv dhe Dnipro.

Share This Article