Qëlloi me armë dhe granatë dore në koncertin e Mozzik, arrestohet 21-vjeçari nga Kosova

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e enjten reperi Mozzik ka zhvilluar si zakonisht një nga koncertet e tij në Gjilan. Por energjia e mirë dhe muzika u ndërpre kur një 21-vjeçar hodhi një granatë dore duke u pasuar me  gjuajte me armë zjarri. Sapo ka marrë lajmin Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka hetuar rastin.

Mozzik përmes pamjeve të publikuara në InstaStory, ka shfaqur momentet kur policia ka qenë pjesë e investigimit të ngjarjes. Mësohet se koncerti është ndërprerë për çështje sigurie dhe të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të sigurtë nga ambientet e “club-it”.

Ka kaluar një ditë deri sa Policia e Gjilanit  përmes një deklarate për mediat, ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari për sulmin në fjalë.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Njësiti i hetimeve rajonale nga Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, pas një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore, ka arritur që të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin me inicialet L.C. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar shqiptar) me dyshimin se i njëjti me datën 28.07.2023 rreth orës 01:50 ka hedhur një granatë dore dhe ka shtënë me armë zjarri në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe nga prokurori i shtetit është lëshuar vendimi mbi ndalimin për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprat penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Share This Article