“Për mua është më e bukura në botë, ndihem i bekuar”, Capital T thyen heshtjen: Po jam…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtari i njohur Capital T emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi së fundmi ka zgjedhur ti përgjigjet një herë e mirë pyetjes nëse është në një lidhje apo jo. Artisti i shumë rrymave muzikore së fundmi ka pranuar se është i përfshirë në një lidhje dashurie, e cila për të është “më e bukura në botë”.

Këngëtari e ka cilësuar lidhjen si marrëdhënia  e tij më e ngrohtë dhe e  përzemërt që ka provuar duke treguar se është shumë serioze dhe mendon pse jo të martohet me vajzën e cila ende mbetet mister ndonëse nuk ka plane të afërta për martesë  ai tregon se asnjëherë nuk lidhet me një vajzë nëse nuk është i bindur për diçka afatgjatë.

Ndër të tjera në intervistën e dhënë për “Radio Dukagjinin” Trimi ka thënë që ndihet i bekuar dhe shumë i kënaqur.

“Kam të dashur dhe për mua është më e bukura në botë, e kam vetëm për vete nuk dua ta bëj publike është goxha lidhje serioze dhe në koncertin që unë po përgatis vajza në fjalë do të jetë e pranishme”- u shpreh Capital T.

Share This Article