Kandidatët Republikanë për president ndanë një skenë të vetme për herë të parë gjatë një eventi të fushatës në Ajoua.
Rivalët kryesorë Donald Trump dhe Ron De Santis kryesuan mbledhjen e fondeve vjetore të partisë republikane. Të 13 kandidatëve iu dhanë 10 minuta kohë për të folur gjatë aktivitetit.
Sondazhet tregojnë se Trump mban një epërsi ndaj rivalëve të tij edhe pse problemet e tij ligjore po shtohen. Ai u tha të pranishmëve se ishte i vetmi kandidat që mund të fitonte zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe sugjeroi se kjo ishte arsyeja e vetme që ai përballet me një sërë akuzash penale dhe civile.
Zoti Trump ka këmbëngulur tashmë se ai do të vazhdojë të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë, edhe nëse dënohet.