ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste 7 hours ago
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së 7 hours ago
Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave 8 hours ago
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit 8 hours ago
Grabitje spektakolare në Louis Vuitton në Romë, vidhen dhjetëra artikuj luksozë 8 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Qëlloi me armë gjatë konfliktit mes dy familjeve, Balla përjashton gardistin nga Garda e Republikës

albnews by albnews
30 July, 2023
in Shqiperia
0
Qëlloi me armë gjatë konfliktit mes dy familjeve, Balla përjashton gardistin nga Garda e Republikës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përjashtuar nga radhët e Gardës së Republikës gardistin që qëlloi me armë zjarri në konfliktin mes dy familjeve në Hamallaj të Durrësit si dhe është bërë ndalimi i tij nga policia.

Përmes një njoftimi për mediat Ministria e Brendshme bën të ditur se pasi Garda e Republikës është njohur me incidentin e dhunshëm në Hamallaj ku gardisiti ka përdorur armën e shërbimit është bërë menjëherë përjashtimi i tij.

RelatedPosts

Moti i keq gjatë javës, në Vlorë ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla. Në Theth, Valbonë dhe Shkodër priten reshje intensive

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Pensionisti pyet Ramën për Berishën, Kryeministri: Emër që s’e përmend prej vitesh! Një e keqe e madhe që nuk iu nda këtij vendi

“Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori M.N., ka përdorur edhe armën e shërbimit.

Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Konflikti mes familjeve 

Dy familjet u përfshirë në konflikt me njëra-tjetrën duke përdorur edhe shkopinj bejsbolli në lagjen Hidrovor të Hamallajt.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm kur Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij u kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të forta, anëtarë të familjes Kaçi.

Sipas policisë, gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.

Si pasojë e përplasjes së dhunshme janë plagosur 3 djemtë e familjes Kaçi njëri prej të cilëve ka përfunduar në spitalin rajonal të Durrësit.

Ndërkohë, janë shoqëruar nga policia nga Alfred, Petrit e Arben Nikolli, ndërsa është larguar nga vendi i ngjarjes njëri prej vëllezërve Martin Nikolla.

“Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit P. K., K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe M. N.

Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste

Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste

17 November, 2025
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

17 November, 2025
Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

17 November, 2025
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result