Dy familje janë përfshirë në konflikt me njëra-tjetrën duke përdorur edhe shkopinj bejsbolli në lagjen Hidrovor të Hamallajt.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme kur Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të forta anëtarë të familjes Kaçi.
Sipas policisë, gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.
Si pasojë e përplasjes së dhunshme janë plagosur 3 djemtë e familjes Kaçi njëri prej të cilëve ka përfunduar në spitalin rajonal të Durrësit.
Ndërkohë, janë shoqëruar nga policia nga Alfred, Petrit e Arben Nikolli, ndërsa është larguar nga vendi i ngjarjes njëri prej vëllezërve Martin Nikolla.
“Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit P. K., K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe M. N.
Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale.