INSTAT njofton se numri i mjeteve rrugore me status “aktiv” që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, por edhe “të çregjistruar përkohësisht” deri në Qershor 2023 rezulton në 828.306 mjete.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë rreth 19 mijë mjete më shumë, me rritje 2.3%.
Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,4%), “Automjetet për transport të përzier” (6,4%) dhe “Motor” (5,5%).
Në tremujorin e dytë 2023, numri më i lartë i mjeteve rrugore është regjistruar në qarkun e Tiranës, duke zënë 34,8% të mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend, pasuar nga qarku i Durrësit me 13,4% të mjeteve rrugore gjithsej.
Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore janë qarku i Gjirokastrës me 2,2% dhe qarku i Kukësit me 2,3% ndaj mjeteve rrugore gjithsej.
në kategorinë e mjeteve rrugore, marka “Mercedez Benz” është marka me qarkullim më të lartë në vend me 18,1%, e ndjekur nga marka “Volkswagen” me
15,5% dhe “Daimler Chrysler” 9,1%.
Numri më i lartë i mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë është në qarkun e Tiranës, duke zënë 42,7% ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend në tremujorin e dytë 2023.
Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë, janë qarku Gjirokastër me 1,2 % dhe Kukës me 2,0% secili ndaj mjeteve rrugore gjithsej.
Marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë me 21,7%, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 15,2%.