Media prestigjioze “Financial Times” shkruan se presidenti rus Vladimir Putin po përgatitet për një luftë edhe më të madhe sesa ajo që është parë deri më sot në Ukrainë.
Sipas “Financial Times”, parlamenti rus pritet të miratojë një ligj të ri që do t’i hapë rrugën Vladimir Putinit dhe Kremlinit të dërgojnë qindra mijëra njerëz të tjerë në luftë kundër Ukrainës.
Kreu i Komitetit të Mbrojtjes të Dumës, Andrey Kartapolov njoftoi se këto ndryshime ishin përgatitur për një luftë të madhe dhe mobilizim të përgjithshëm.
“Këto amendamente janë shkruar për një luftë të gjatë dhe mobilizim të përgjithshëm. Dhe era e asaj lufte të madhe tashmë ndihet”, tha Kartapolov.
Media e njohur shkruan më tej se Putini nuk duket se po mendon për paqen, pavarësisht presionit në rritje të sanksioneve që kërcënojnë seriozisht ekonominë ruse.
“Perëndimi mbetet i bashkuar në mbështetjen për Kievin dhe rebelimi i organizuar së fundmi nga Yevgeny Prigozhin, kreu i mercenarëve të Ëagnerit, jep shpresë se makineria luftarake e Kremlinit së shpejti do të dobësohet”, shkruan Financial Times.
Pavarësisht sanksioneve, Kremlini ka nxjerrë para të shumta falë fitimeve nga sektori i energjisë dhe përshtatshmërisë së eksportuesve rusë.
Sipas “Financial Times”, Vladimir Putin mendona akoma se Rusia mund të mobilizojë më shumë njerëz sesa Ukraina teksa kufiri i sipërm i moshës për shërbimin ushtarak po rritet nga 27 në 30 vjeç dhe qeveria ruse mund të mobilizojë në heshtje ushtarë të rinj sipas nevojës.
Gjithashtu, kërcënimet për përshkallëzimin e konfliktit drejt territorit të NATO-s nëpërmjet Bjellorusisë po përdoren një mjet për të arritur këto qëllime.
“Financial Times” nënvizon më tek se obsesioni i shefit të Kremlinit për shkatërrimin dhe nënshtrimin e Ukrainës mund të zgjasë për aq kohë sa Putini të jetë në pushtet.