Policia e Vlorës, ka parandaluar në Rradhimë përhapjen e një zjarri që sapo ishte ndezur, duke prangosur në flagrancë edhe një shtetas i moshës 26-vjeçare, si i dyshuar për ndezjen e zjarrit.
Personit të arrestuar, gjatë kontrollit, i është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, gjatë kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin e zjarrvënieve dhe kapjen e shtetasve që tentojnë të ndezin zjarre në kullota apo në sipërfaqe pyjore, kanë kapur në flagrancë një shtetas që po ndizte zjarr i cili rrezikonte të përhapej në një sipërfaqe të madhe toke me bimësi dhe afër banesave në fshatin Radhimë. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përhapjes së zjarrit dhe për arrestimin e autorit, shtetasit Gj. H., 26 vjeç, banues në Vlorë. “- njofton Policia.