ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shqiptari u hoq si babai i 13 fëmijëve për t’iu dhënë pasaporta britanike, dënohet me 5 vite burgim 41 minutes ago
Incident në ajër, avioni me sekretarin Amerikan të Luftës bën ulje emergjente në Britani 2 hours ago
Tri porositë e Von der Leyen për Kosovën 3 hours ago
Tifozët në ethe për Shqipëri-Angli, hapet gara për biletat e sfidës në “Air Albania” 4 hours ago
PD publikon deklaratën e pasurisë së Presidentit Begaj: Në 2023 mori pagë nga spitali privat 7 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Fillon takimi në Ohër mes Zaevit, Ramës e Vuçiqit

albnews by albnews
9 November, 2019
in Show - Biz
0
Fillon takimi në Ohër mes Zaevit, Ramës e Vuçiqit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ka nisur në Ohër të Maqedonisë së Veriut takimi i dytë i tre prej liderëve të Ballkanit Perëndimor. Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq janë takuar për herë të dytë brenda një muaji, pas Novi Sadit, për të diskutuar mbi të ashtuquajturin “Schengen Ballkanik”.

Në takim do të diskutohet për zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

RelatedPosts

Çfarë shkruante më 1809 Bajroni për shqiptarët?

Shpallen artistët garues në edicionin e 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH

Një vrasje që ka tronditur Italinë

Synimi i takimit është gjetja e dakordësisë për një listë masash prioritare, kryesisht në kuadër të masave të “REA MAP”, për t’i zbatuar me ritëm të përshpejtuar brenda 2020 dhe idealisht, para Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit.

Mësohet se këto masa lidhen me kompletimin e të gjithë kuadrit ligjor dypalësh për realizimin e qarkullimit të lirë mes njerëzve me ID dhe për ato vende të cilat ende përdorin pasaporta në pikat e kalimit kufitar.

Në takimin e Ohrit do të diskutohen edhe disa masa praktike por me ndikim në tregti mes vendeve tona në Ballkanin perëndimor përfshi pasjen e një udhërrëfyesi, për modernizimin e infrastrukturës së pikave të kalimit aty ku është e mundur, për heqjen e disa procedurave burokratike e të cilat mund të digjitalizohen etj.

Ndërkohë, në këtë mbledhje nuk do të ketë prani të Kosovës, edhe pse pak ditë më parë ishte Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili ftoi Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën në këtë takim.

Ka qenë Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e Samitit.

“Nuk do të jem pjesë e Samitit pasi ftesa ka ardhur shumë vonë, sot, dhe unë ndodhem jashtë shtetit dhe e kam të pamundur të jem”, ka thënë Pacolli.

Pas takimit Zaev-Rama-Vuçiq, presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka rezervuar një darkë me treshen. Në agjendën e këtij takimi do të jetë një mbledhje pune ku përveç tre liderëve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shqiptari u hoq si babai i 13 fëmijëve për t’iu dhënë pasaporta britanike, dënohet me 5 vite burgim

Shqiptari u hoq si babai i 13 fëmijëve për t’iu dhënë pasaporta britanike, dënohet me 5 vite burgim

15 October, 2025
Incident në ajër, avioni me sekretarin Amerikan të Luftës bën ulje emergjente në Britani

Incident në ajër, avioni me sekretarin Amerikan të Luftës bën ulje emergjente në Britani

15 October, 2025
Tri porositë e Von der Leyen për Kosovën

Tri porositë e Von der Leyen për Kosovën

15 October, 2025
Tifozët në ethe për Shqipëri-Angli, hapet gara për biletat e sfidës në “Air Albania”

Tifozët në ethe për Shqipëri-Angli, hapet gara për biletat e sfidës në “Air Albania”

15 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result