Papa Françesku paralajmëron vizitë në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Papa Françesku synon që së shpejti të realizojë një vizitë në Kosovë. Gjatë një interviste për revistën spanjolle Vida Nueva, Papa është shprehur se po punon për të zhvilluar një vizitë në Kosovë.

“Nuk do të shkoj në asnjë vend të madh të Evropës derisa të mbaroj me të vegjlit. Fillova me Shqipërinë, megjithëse shkova në Strasburg.Jemi duke punuar për vizitë në Kosovë, por asgjë nuk është vendosur”,- tha Papa Françesku.

Gjatë intervistës ai ka paralajmëruar vizita në Argjentinë, si dhe Uruguaj. Papa Françesku zbuloi se ai po konsideron emërimin e një “përfaqësuesi të përhershëm” për të “shërbyer si urë” midis Rusisë dhe Ukrainës, në të njëjtën kohë që ai njoftoi se i dërguari i tij special për të ndërmjetësuar luftën do të udhëtojë në Pekin, duke pasur parasysh se tashmë ka vizituar Kievin, Moskën dhe Uashingtonin.

Share This Article