Nga Andi Bejtja: Ushtria e NATO-s mbjell kanabis!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shoh jo pa trishtim që lajmi i sotëm, që në një repart ushtarak në Zall Herr është mbjellë kanabis, po kalon më shumë si lajm rozë, kur në fakt është lajmi më i zi i mundshëm…

Lajmi bëhet akoma më i zi kur ke parasysh që jemi ushtri e një vendi anëtar të NATO-s dhe reparti ndodhet shumë pak kilometra larg kryeqytetit…

Pas bashkëpunimeve të konfirmuara të policisë me kriminelë dhe për vrasje, pas emaileve të Zotos dhe Mërtirit në çdo institucion, duke e kthyer gjithë shtetin në rrobaqepës me porosi të tyre, vjen dhe kjo: kanabis në reparte ushtarake.  Degradim më të madh të Shtetit dhe Republikës nuk ka… nuk ka pasur ndonjëherë e nuk besoj të ketë.

Tashmë ka mbetur vetëm për të mbjellë kanabis në oborrin e Ministrisë së Mbrojtjes apo dhe në Ambasadat e Shqipërisë nëpër botë…

Dhe sërish do dëgjojmë refrenin: “Ne nuk jemi më të mirët, po më të mirë se ne, nuk ka”.

Jo, më keq se ju nuk ka…

Share This Article