Man.United prezanton zyrtarisht Ramus Hojlund. Sulmuesi danez transferohet nga Atalanta në Old Trafford për 85 milionë euro, plus bonuse. Ky është një shitje rekord për ekipin italian, me sulmuesin që largohet nga Bergamo pas vetëm një sezoni. Hojlund firmos me “djajtë e kuq” një kontratë deri në 2028 nga ku do të përfitojë 5 milionë euro në sezon, plus bonuse. Hojlund u prezantua përpara tifozëve ku nuk e fshehu gëzimin për këtë transferim:
“Për mua është një ëndërr, jam tifoz i këtij ekipi të madh që kur isha një fëmijë. Ka qenë gjithnjë ëndrra ime të luaj në “Old Trafford” për Man.United”, u shpreh danezi për faqen zyrtare të klubit.