ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë 2 hours ago
Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge 3 hours ago
Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1 3 hours ago
Atletico shokuese ndaj Realit, fiton 5-2 3 hours ago
Humbje e rëndë për United te Brentford 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Gërmimet në Butrint, PD: Dy arkeologë antishqiptarë po dëmtojnë historinë tonë!

albnews by albnews
5 August, 2023
in Albania
0
Gërmimet në Butrint, PD: Dy arkeologë antishqiptarë po dëmtojnë historinë tonë!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka dalë këtë të shtunë në një deklaratë për media në sallën “Pjetër Arbnori”, nga selia PD, ku ka folur sërish për gërmimet në Butrint.

Sipas Zhupës, gërmimet po kryen nga dy arkeologë antishqiptarë, sikurse i cilësoi ajo, të cilët po dëmtojnë historinë e vendit tonë.

RelatedPosts

Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike.

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares që po gjykonte procesin ndaj tij, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

Zhupa vijoi më tej duke thënë se po gërmohet dhe shkruhet historia nga antishqiptarë si Hernandez, që quajnë Butrintin grek dhe shqiptarët njerëz me pdele.

“Ka rreth 1 vit e gjysmë që si ligjvënëse e Partisë Demokratike, kundërshtoj me argumente koncesionin e Butrintit, pikërisht edhe për rrezikun që vjen për identitetin dhe historinë tonë, duke e lënë në dorë të fondacionit privat dhe studiuesve që zgjedhin ata.

Koncesioni i Butrintit sot është në Gjykatën Kushtetuese, por kjo nuk e ndalon koncensionarin AADF në formën e fondacionit, që të zgjedhë kush do gërmojë dhe të vazhdojë me gërmimet në qytetin antik.

Së fundmi, i përzgjedhur është David Hernandez. Për ata që ky emër nuk u thotë asgjë, dua t’ju njoftoj që ky është një studiues kubanez, dhe një nga autorët bazë që ka zgjedhur AADF, në planin e menaxhimit të Butrintit. Sigurisht edhe student i antishqiptarit me famë Richard Hodges, që si anëtar i bordit të drejtorëve, vazhdon me tezat e tij kundra shqiptareve.

Tani do ju ftoj të ndiqni deklaratat e Hernandezit të bëra në intervistë me gazetarin kurajoz Marin Mema, i cili është nga gazetarët që nuk ngurron në çdo rast te mbrojë edhe te lartësojë identitetin tonë kombëtar.

Siç e dëgjuat, sipas Hernandezit, i cili gërmon në Butrint prej kohësh, në këtë qytet antik nuk ka asnjë gjurmë të popullatave lokale të njohura me emrin e kaonëve apo të prasaibëve. Pra sipas tij, nuk ka asnjë gjurmë të paraardhësve tanë.

Ai thotë se nuk është asgjë më shumë se një koloni greke ku çdo gjë ishte greke dhe e ardhur nga deti. I pyetur me të drejtë nga Mema mbi fatin e vendasve, Hernandes thotë se vendasit thjesht vinin dhe iknin me dele në një qytet tërësisht grek. Pra, ne jemi barinj dhe Butrinti është grek. E njëjta teori që përpiqet të vërtetojë e të lartësojë edhe Richard Hodges. Një e pavërtetë e madhe dhe qëndrim antishqiptar pa asnjë evidencë historike.

Të dy këta, por dhe të tjerë që i zgjedhin po këta, me kompetencat që ka Hodges në bordin e drejtorëve të fondacionit, përpiqen të interpretojnë çdo gjetje sipas shkollës së tyre antishqiptare, të deformojmë realitetin, të keqpërdorin pushtetin dhe të rishkruajnë historinë e shqiptarëve.

A ka dëm më të madh se ky që mund t’i behet një vendi se sa Butrintin, pasuri botërore UNESCO, t’ia zhdukësh identitetin e paraardhësve tanë, t’i mohosh historinë, vlerat kulturore?

Ky dëm nuk zhbëhet me shekuj nëse tjetërsohen gjetjet, prishen provat materiale, keqinterpretohen, manipulohet e vërteta. Ndaj konventa e Parisit ka detyruar shtetin palë të jetë përgjegjës, sepse duhet jetë përgjegjës për historinë e identitetin të vet, dhe jo fondacionet private me individë privatë me interesa meskine, në këtë rast antishqiptare.

Ne vazhdojmë betejën në Gjykatën Kushtetuese, por i bëjmë thirrje ministrisë të ndërhyjë, aq sa mund t’i dëgjohet zëri si 1/5 e fondacionit për të kërkuar largimin e tyre nga Butrinti. Ne kemi arkeologë të mrekullueshëm shqiptarë, që duhet jenë drejtues apo bashkë drejtues të gërmimeve dhe kërkimeve në Butrint dhe kudo në Shqipëri në zonat pasuri kulturore.

Shqiptarët kanë dhënë jetën për të mbrojtur identitetin kombëtar, historinë, territorin, kurse qeveria sot jep Shqipërinë për të siguruar jetë luksoze dhe kartëvizita luksi për një grup klientësh dhe lobistësh të pushtetit.”Deklarata e plotë e Ina Zhupës

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë

Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë

27 September, 2025
Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge

Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge

27 September, 2025
Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1

Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1

27 September, 2025
Atletico shokuese ndaj Realit, fiton 5-2

Atletico shokuese ndaj Realit, fiton 5-2

27 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result