Një 30 vjeçar nga qyteti i Beratit ka gjetur vdekjen mesnatën e mbrëmshme si pasojë e overdozës.
Mësohet se Dorian Kovaci 30 vjeç është paraqitur në spitalin rajonal të Beratit pa shenja jete, ndërsa shoku i tij që e solli në ambientet e urgjencës së beratit u shpreh se prej disa orësh Doriano nuk po reagonte ndërsa mendonte se mund të ishte në gjumë.
Bluzat e bardha u përpoqën ta rikthenin në jetë 30 vjeçarin, por nuk ia kanë dalë. Pas marrjes së informacionit forcat e rendit shoqëruan në ambientet e komisariati shokun e 30 vjecarit ndërsa bën dhe kontrollin e banesës ku dyshohej qe dy te rinjtë kishin konsumuar heroinë.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes