“E neveritshme”, shpërthejnë polemikat në Itali, Eros Ramazzotti puth në buzë vajzën gjatë koncertit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

0

Së fundmi në Itali kanë shpërthyer polemikat pas një veprimi që këngëtari i njohur Eros Ramazzotti ka bërë gjatë një koncerti në skenën e Teatrit Antik të Taorminas.

Ai ka qenë duke performuar një nga këngët e tij më të suksesshme, pikërisht atë kushtuar të bijës, Aurora, e cila ka ardhur në jetë nga martesa e tij me yllin e televizionit italian, Michelle Hunziker.

Por, deri këtu nuk ka asgjë anormale. Gjithçka nisi të marrë vëmendjen e mediave dhe të vetë fansave të këngëtarit, kur ky i fundit, gjatë koncertit, teksa këndonte së bashku me të bijën këngën kushtuar asaj, në një moment e puth në buzë.

Një gjest që ka revoltuar në masë të pranishmit jo vetëm në koncert, por edhe përdoruesit e rrjeteve sociale.

“Nuk është normale ta puthësh vajzën në buzë, sidomos në moshë të madhe”, shkruan dikush.

Një tjetër thotë se:

“Puthjet në buzë mes prindit dhe fëmijës janë një “JO” e madhe”, ndërsa shumë komentues janë shprehur se kjo është e neveritshme.

Kujtojmë se, 26-vjeçarja u bë mama për herë të parë para disa muajsh, por pavarësisht këtij stadi të ri ajo vazhdon të shoqërojë të atin nëpër koncerte.

Share This Article