Kingsley Coman ka refuzuar dy oferta të çmendura nga Arabia Saudite. Shtypi gjerman shkruan se sulmuesi francez i Bayern Munchen u ka thënë “jo” dy propozimeve nga sauditët.
Konkretisht, dy kontratave 3-vjeçare, nga njëra prej të cilave do të përfitonte 45 milionë euro dhe nga tjetra plot 65 milionë euro në sezon.
Coman luan me rekordmenët e futbollit gjerman prej vitit 2015. Në janarin e vitit të kaluar rinovoi deri në verën e vitit 2027 me bavarezët.