Zjarr në një shtëpi pushimi në Francë, 11 persona rezultojnë të zhdukur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njëmbëdhjetë persona rezultojnë të zhdukur pas zjarrit që përfshiu një shtëpi pushimi në Francën lindore mëngjesin e sotëm.

Zjarri ra rreth orës 6:30 të mëngjesit në Wintzenheim, një qytet i vogël afër kufirit gjerman.

Shtëpia strehonte personat me aftësi të kufizuara gjatë pushimeve verore. Grupi kishte qenë për vizitë në qytetin Nancy, tha prefektura e Haut Rhin në një deklaratë.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, tha se viktimat nga zjarri nuk u arritën të shpëtoheshin “me gjithë ndërhyrjen e shpejtë dhe të guximshme të departamentit të zjarrfikësve”.

Kryeministrja Elisabeth Borne tha se do të shkonte në vendngjarje dhe se “mendimet e mia të para janë me viktimat dhe të dashurit e tyre”.

Share This Article