Shkodër/ Muzeu i Kalasë së Rozafës, destinacion i preferuar nga turistët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sezoni i sivjetëm turistik nuk po tërheq vëmendjen e vizitorëve vetëm me bregdetin e mrekullueshëm shqiptar, por edhe me sitet historike e kulturore.

Muzeu i kalasë Rozafa është kthyer në destinacionin e turistëve vendas e të huaj.

Në muze gjen të ekspozuar objekte që i përkasin antikitetit dhe mesjetës, si dhe mozaikun romak të shekullit IV pas Krishtit.

Muzeu pasqyron objekte të periudhës së pushtimit osman, si dhe maketin e kalasë. Maketi paraqet territorin përreth saj në shekullin XVIII kur Shkodra ishte qendër e pashallëkut të Bushatllinjve.

Përgjegjësi i muzeut, Ndriçim Mlika, tregon se këtë sezon ka pasur një rritje të vizitueshmërisë.

Qershori ka pasur 32 për qind rritje, kurse korriku 25 për qind, duke pasur parasysh edhe temperaturat e korrikut. Më tepër se gjysma e të huajve janë francezë,” deklaron Mlika.

Unë vij nga Berati dhe jam e martuar me një arbëresh dhe jetoj në Gjermani. Sot kam sjellë vajzat për të parë histori shqiptare,” shprehet një turiste beratase.

Është shumë i bukur. Duhet ta vazhdojnë ta mbajnë kështu. Të ketë edhe më shumë turizëm, të interesuar për historinë tonë,” shton një tjetër qytetar.

Shifrat e publikuara nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër për muajin korrik tregojnë se kështjella e qytetit është vizituar nga 12 912 vizitorë.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ajo u vizitua nga 11 640 vizitorë, që do të thotë se sivjet ka pasur rreth 1.272 vizitorë më shumë se vitin e kaluar.

Share This Article