ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës 2 hours ago
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç 2 hours ago
Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez 2 hours ago
Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT 3 hours ago
Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Qendra Universitare “Nenë Tereza”/ Kontratat PPP gangrena e buxhetit spitalor, morën 14% të fondeve më 2022

albnews by albnews
9 August, 2023
in Albania
0
Qendra Universitare “Nenë Tereza”/ Kontratat PPP gangrena e buxhetit spitalor, morën 14% të fondeve më 2022
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Fatura e koncesioneve në shëndetësi po gangrenizon vit pas viti buxhetin e shërbimit spitalor, i cili në vend që kanalizohet për shërbimet themelore dhe burimet njerëzore, gjithnjë e më shumë po bie pre e abuzimeve nga keq-menaxhimi i kontratave.

Të dhënat zyrave nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore tregojnë në vitin e kaluar, fondet për shërbimin spitalor arritën në 29,4 miliardë lekë, por sasia e parave që shkoi për financimin e tre kontratave PPP arriti në 4,1 miliardë lekë ose 14 për qind e buxhetit spitalor.

RelatedPosts

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares që po gjykonte procesin ndaj tij, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

BIRN: Shit-blerjet në kampet kundërshtare si fenomen politik i tranzicionit

Kosto e kontratave me PPP kaloi ndjeshëm vlerën e shërbimeve parësore spitalore. P.sh. të dhënat tregojnë se kosto e barnave për spitalet ishte 3,6 miliardë lekë ose rreth 13 për qind më e ulët se fondet e PPP-ve në shërbimin spitalor.

Në shërbimin spitalor janë në funksion tre kontrata PPP, ajo e sterilizimit, dializës dhe laboratorit. Në vitin 2022 kontratat e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale u financua me 1,7 miliardë lekë, e Dializës me 835 milionë lekë dhe e Laboratorit me 1,6 miliardë lekë.

Për dy PPP-të e laboratorit dhe sterilizimit, vlera e financimit ka tejkaluar parashikimet fillestare, teksa Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shumë abuzime gjatë zbatimit të tyre.

Në vitin 2021, kontratat me PPP në shëndetësi morën 3,4 miliardë lekë financime, ose 12 për qind të fondit total për spitalet.

Fondet për shërbimin spitalor erdhën në rritje vitet e fundit pas pandemisë po pesha e koncesioneve ka ardhur në rritje me të shpejtë. Kjo për shkak se tashmë ka hyrë në fuqi edhe kontratat e shërbimit laboratorik, teksa te tria bashke me dializën dhe sterilizimin po marrin fonde përtej planifikimeve.

Shpenzimet më të mëdha në shërbimin spitalor bëhen për Qendrën Universitare “Nenë Tereza”. Mjekët pohojnë se disa shërbime mund të bien shumë shpejt në kolaps pasi prej vitesh nuk janë hapur specializime në kirurgji për disa profile.

Ashtu si edhe inceneratorët kontratat PPP në Shëndetësi janë bërë në një seri shkeljesh ligjore, aq sa Transparency international i renditi si raste madhore të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, ndërsa disa prej tyre janë tashmë në hetim nga SPAK.

Në strukturën e shpenzimeve për sektorin publik të shëndetësisë, peshën specifike më të madhe e zënë shpenzimet e shërbimit spitalor me 56%, ndjekur nga shpenzimet për rimbursimin e barnave e pajisjeve mjekësore me 22%, shpenzimet e kujdesit parësor (financimi i QSH e kontrolli mjekësor bazë) me 20%, shpenzimet administrative (pagat e shpërblimet, sigurimet shoqërore-shëndetësore, mallra e shërbime)./ Monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës

Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës

27 September, 2025
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

27 September, 2025
Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

27 September, 2025
Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

27 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result