Vin Diesel dhe “The Rock” janë pajtuar? Regjisori i “Fast & Furious X” zbulon të vërtetën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Fast & Furious X”, filmi i fundit i sagës, i habiti të gjithë fansat për rikthimin e papritur të personazhit Luke Hobbs, të interpretuar nga Dwayne Johnson.

“The Rock” ka qenë i pranishëm në të gjitha filmat duke nisur nga i pesti, por shfaqja e tij në filmin e dhjetë ishte e papritur, duke u nisur nga deklaratat që kishte bërë më parë.

Duket se konflikti mes tij dhe Vin Diesel ka përfunduar. Sipas regjisorit Louis Leterrier, të dy aktorët aktualisht janë në kontakt me njëri-tjetrin dhe do të ishte gjëja më e mirë për “Fast & Furious”, për fansat e filmit dhe për ata vetë.

Vin Diesel është shpirti i sagës, ndërsa “The Rock” u përshtat shumë mirë me një nga sagat e filmave më ikonike të shekullit XXI. Filmi i parë “Fast & Furious” u shfaq në vitin 2001.

Share This Article