T’ia plotësosh të gjitha dëshirat një klienti është shumë e vështirë. Për të kënaqur një koleksionist amerikan, Bugattit i janë dashur më shumë se dy vite punë për të krijuar Chiron Super Sport “Golden Era”.
Një vepër arti e gjitha artizanale, që do të shfaqet për herë të parë në publik në Monterey Car Week, përpara se të shkojë te pronari fatlum.