Rritet bilanci i viktimave nga zjarret në Maui, 55 të vdekur dhe 1.000 të zhdukur

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka shkuar në 55 numri i viktimave si pasojë e zjarreve në Maui. Shefi i Policisë, John Pelletier, deklaroi se ende nuk dihet numri përfundimtar i viktimave, ndërsa e konsideroi ngjarjen si të tmerrshme dhe tragjike.

Nëse kryebashkiaku apo unë nuk jua japim atë numër, nuk është e saktë. Ne do të marrim kohën tonë dhe do ta bëjmë siç duhet. Unë nuk e di se cili do të jetë numri përfundimtar. Do të jetë i tmerrshëm dhe tragjik“, tha ai.

Sakaq, rreth 1000 persona vijojnë ende të jenë të zhdukur. Energjia dhe interneti janë ndërprerë dhe kjo është një arsye tjetër që vështirëson gjetjen e personave të zhdukur.

Kjo nuk do të thotë se sa shumë… që kanë kaluar. Mund të jenë në strehimore ose thjesht nuk mund të kontaktohen”, tha John Pelletier.

Dëmet e mëdha të shkaktuara nga zjarret në Maui do të duan shumë vite dhe miliarda dollarë për t’u riparuar dhe rindërtuar.

Guvernatori i Hawait, Josh Green u shpreh se aktualisht fokus mbetet shpëtimi i qytetarëve nga rreziku i zjarreve, ndërsa shtoi se “Do të duhet kohë për të ditur shtrirjen e plotë, por do të jetë në miliarda dollarë, pa dyshim. Ne fillimisht jemi fokusuar te jetët e humbura, prandaj jemi kaq të thyer. Për të dhënë perspektivë, do të duhen shumë vite për të rindërtuar Lahaina. Shtrirja e plotë e dëmit “do t’ju shokojë”. Të gjitha ato ndërtesa, praktikisht, do të duhet të rindërtohen. Do të jetë një Lahaina e re që Maui e ndërton sipas imazhit të vet me vlerat e veta”.

Share This Article