Rusia nisi këtë të premte (11 gusht) anijen kozmike Luna-25 drejt Hënës, me shpresën se do të bëhet vendi i parë që do të zbarkojë në polin jugor hënor, rajon ku besohet se ekziston ujë.
Misioni hënor i Rusisë, i pari prej vitit 1976, filloi si garë kundër Indisë, e cila zhvilloi një mision të njëjtë muajin e kaluar.
Në garë përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara dhe Kina, të cilat kanë programe të avancuara të eksplorimit në Hënë dhe të gjithë kanë në objektiv polin jugor të satelitit të Tokës.
Anija kozmike pritet të arrijë në sipërfaqe të Hënës më 21 gusht, tha shefi i Agjencisë Hapësinore të Rusisë, Yuri Borisov.
Ky mision, të cilin Rusia e ka planifikuar për dekada, do ta testojë pavarësinë e këtij shteti meqë, pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, pasi Rusia i ka shkëputur pothuajse të gjitha lidhjet me Perëndimin, pavarësisht rolit të saj në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.
Astronauti amerikan Neil Armstrong është personi i parë që ka shkelur në sipërfaqe të Hënës më 1969, mirëpo misioni i ish-Bashkimit Sovjetik Luna-2, ka qenë i pari që ka arritur në sipërfaqe të Hënës më 1959.