Të paktën 23 ushtarë sirianë janë vrarë në një sulm për të cilin janë fajësuar militantë të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS). Vëzhguesi Sirian për të Drejta të Njeriut, me bazë në Londër, ka thënë se xhihadistët e kanë rrethuar autobusin ushtarak në provincën lindore Deir al-Zour.
Më shumë se 10 ushtarë tjerë janë plagosur dhe dhjetëra tjerë besohet se janë të zhdukur. Ky është përshkruar si sulmi më i përgjakshëm që është kryer nga militantët e IS-it këtë vit. Pjesëtarë të këtij grupi është thënë të kenë rritur shkallën e suleve në veri dhe verilindje të Sirisë në javën e fundit.
Ish-lideri i dyshuar i IS-it në Siri, Abu Hussein al-Qurayshi, është vrarë nga forcat turke në prill, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. IS-i dikur ka zotëruar territor prej 88.000 kilometrave katrorë, duke u shtrirë nga verilindja e Sirisë deri në veri të Irakut. Pavarësisht humbjes së pjesës më të madhe të territorit më 2019, IS-i ende është aktiv nëpër shkretëtirat siriane, prej ku organizon dhe kryen sulme.