ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime 9 hours ago
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri 9 hours ago
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj 9 hours ago
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës 9 hours ago
Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re 9 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Në Ohër një prej qyteteve liqenore më antike të Europës

albnews by albnews
12 August, 2023
in Kulture
0
Në Ohër një prej qyteteve liqenore më antike të Europës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nën ujërat e kaltër të liqenit të Ohrit, “Perlës së Ballkanit”, shkencëtarët mendojnë se kanë zbuluar një nga komunitetet më të hershme të Europës dhe po përpiqen të zgjidhin misterin se pse ata banonin në një kështjelle të armatosur me heshta.

Arkeologët besojnë se një pjesë e bregut shqiptar të liqenit rreth 8000 vjet më parë dikur ishte strehë e një vendbanimi me shtëpi me këmbë druri. Kjo e bën atë fshatin më të vjetër buzë liqenit të zbuluar deri më sot në Europë.

RelatedPosts

Muzika e parë e njerëzimit – Nga flauti prehistorik te pianoja klasike

‘Jepni paratë tuaja’, u thotë Billie Eilish miliarderëve(video)

Hapet Muzeu i Madh i Egjiptit, duke shfaqur për herë të parë të plotë varrin e Tutankhamunit

Nga analiza me radiokarbon, vendi daton midis 6000 dhe 5800 vite para Krishtit.

“Është disa qindra vjet më i vjetër se vendbanimet që njohim anës liqeneve në rajonet e Mesdheut dhe Alpeve,” thotë Albert Hafner, profesor i arkeologjisë nga Universiteti i Bernës në Zvicër.

“Nga sa dimë është më i vjetri në Evropë,” tha ai për AFP.

Fshatra të tillë të lashtë janë zbuluar në Alpet italiane dhe datojnë rreth vitit 5000 para Krishtit.

Hafner dhe ekipi i tij i arkeologëve zviceranë dhe shqiptarë kanë katër vite që kryejnë gërmime në Lin në anën shqiptare të liqenit të Ohrit, i cili shtrihet në kufirin malor të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Vendbanimi besohet se ka strehuar midis 200 dhe 500 banorëve, me shtëpi të ndërtuara mbi shtylla mbi sipërfaqen e liqenit ose në zona që përmbyteshin rregullisht nga rritja e nivelit të ujit.

Kalaja e heshtave

Me ngadalë po zbulohen disa sekrete mahnitëse.

Gjatë zhytjes së fundit arkeologët gjetën prova që tregonin se vendbanimi ishte i fortifikuar me mijëra dërrasa me heshta të përdorura si barrikada mbrojtëse.

“Për t’u mbrojtur në këtë mënyrë u duhej të prisnin një pyll,” thotë Hafner.

Studiuesit vlerësojnë se në fund të liqenit afër Linit janë futur afërsisht 100.000 heshta, zbulim që Hafner e konsideron “një thesar të vërtetë për kërkime”.

Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të vjetra në botë dhe ekziston prej më shumë se një milion vjetësh.

Me ndihmën e zhytësve profesionistë, arkeologët kanë gërmuar në fund të liqenit duke zbuluar shpesh fragmente të fosilizuara druri dhe copa të çmuara lisi.

“Si një orë zvicerane”

Përmëes analizimit të unazave të pemëve, ekipi mund të rindërtojë jetën e përditshme të banorëve të zonës – duke ofruar “informacione të vlefshme për kushtet klimatike dhe mjedisore” të asaj periudhe, thotë arkeologu shqiptar Adrian Anastasi.

“Lisi është si orë zvicerane, shumë preciz, si një kalendar,” thotë Hafner.

“Për të kuptuar strukturën e këtij vendi parahistorik pa e dëmtuar po bëjmë një kërkim shumë të përpiktë duke ecur ngadalë dhe me shumë kujdes,” shtoi Anastasi, i cili drejton ekipin e studiuesve shqiptarë.

Bimësia e madhe në vend e ngadalëson punën herë pas here.

“Ndërtimi i një fshati mbi shtylla ishte diçka komplekse, shumë e ndërlikuar, shumë e vështirë dhe është e rëndësishme të kuptojmë pse njerëzit vepruan kështu,” thotë Anastasi.

Deri tani, shkencëtarët thonë se mund të supozojnë se fshati varej në bujqësi dhe kafshët shtëpiake për ushqim.

“Kemi gjetur fara të ndryshme, bimë dhe eshtra të kafshëve të egra dhe të zbutura,” thotë Ilir Gjepali, profesor shqiptar i arkeologjisë që punon në vend.

Por do të duhen edhe dy dekada të tjera për ta ekspozuar dhe studiuar vendin plotësisht dhe për të nxjerrë përfundimet.

Sipas Anastasit, çdo gërmim jep informacion të vlefshëm, duke i mundësuar ekipit të sqarojë si jetohej përgjatë brigjeve të liqenit të Ohrit mijëra vjet më parë – nga arkitektura e banesave te struktura komunitetare.

“Këto janë vende prehistorike kyç që kanë interes jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Europën Jugperëndimore,” thotë Hafner. /AFP

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

4 November, 2025
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

4 November, 2025
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

4 November, 2025
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result