Pacolli reagon kundër fjalimit të Daçiqit në OKB

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Apcolli ka deklaruar se kur e sheh ish-zëdhënësin e kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, sot ministër në qeverinë e Serbisë, Ivica Daçiq, të flasë gjerë e gjatë dhe pa u skuqur para diplomatëve të respektuar të vendeve të përfaqësuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, “shtroj dilemën, se a përfshinë demokratizimi i instancave globale, edhe krijimin e hapësirës për figura me sfond kriminal e shovenist, sikurse është Daçiq”.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Përgjatë viteve e dekadave kemi parë debatin global në lidhje me demokratizimin e sistemit të Kombeve të Bashkuara. Sidoqoftë, kur shoh ish zëdhënësin të Kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, sot Ministër në Qeverinë e Serbisë, Ivica Daciq, të flasë gjërë e gjatë dhe pa u skuqur para diplomatëve të respektuar të vendeve të përfaqësuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shtroj dilemëm, se a përfshinë demokratizimi i instancave globale, edhe krijimin e hapësirës për figura me sfond kriminal e shovenist, sikurse është Daçiq.
Pra si ka mundësi, që në një dhomë diplomatike, të flasin përfaqësues të një regjimi kriminal, të një shteti përgjegjës për disa luftëra në Ballkan, para përfaqësuesve të vendeve që mundësuan paqe e stabilitet, dhe me të drejtë përkrahen pavarësinë tonë! 
A është kjo demokraci apo defekt i këtij sistemi universal!?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply