ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman 54 minutes ago
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera 9 hours ago
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’ 9 hours ago
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare 9 hours ago
Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal 11 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Protesta në Himarë për lirimin e tij, Beleri nga burgu: Ata që mbajnë në mënyrë të paligjshme bashkinë, po vjedhin pronat

albnews by albnews
15 August, 2023
in Shqiperia
0
Protesta në Himarë për lirimin e tij, Beleri nga burgu: Ata që mbajnë në mënyrë të paligjshme bashkinë, po vjedhin pronat
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka reaguar nga burgu në lidhje me protestën e zhvilluar për lirimin e tij. 

Në deklaratën e tij, Beleri e konsideron qeverisjen e kryeministrit Edi Rama si regjim, teksa akuzat ndaj tij i quan të “qesharake” dhe të “padrejta”. Sipas Belerit, qeveria po mundohet të vjedhë pronat në Himarë, teksa pretendon se kjo është edhe arsyeja se pse ai ndodhet në burg.

RelatedPosts

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Pensionisti pyet Ramën për Berishën, Kryeministri: Emër që s’e përmend prej vitesh! Një e keqe e madhe që nuk iu nda këtij vendi

Pagë 36 mijë euro, pasuri miliona euro/ PD: Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama, si u shlyen 229 mijë euro kredi brenda pak muajsh

“Kanë kaluar 3 muaj nga dita që populli i Himarës i tha jo regjimit. Kanë kaluar 92 ditë që gjendem në paraburgim. Regjimi, diktatura e kamufluar kishte si synim të frikësojë, ju më 14 maj nuk u frikësuat, kështu që nuk kam të drejtë të frikësohem dhe unë. Shpirti i himarjotit nuk burgoset. Drejtësia fiton gjithmonë. Më 14 maj bëmë një betejë për të mbrojtur të drejtat e të gjitha të drejtave të qytetarëve himarjotë. Akuza e pabazë, qesharake, burgosja ime dhe ndalimi im për ushtrimin e detyrës së kryebashkiakut që ju më caktuat është e padenjë. Por ne fituam, jo vetëm zgjedhjet por respektin e të gjithë qytetarëve demokratë në Shqipëri. Ata që mbajnë sot në mënyrë të paligjshme bashkinë, vjedhin pronat tuaja, shpërdorojnë taksat tuaja pa dallim në të gjitha fshatrat e Himarës. E shikoni si mbijnë dita ditës ndërtimet pa leje në Himarë dhe kjo është arsyeja e vetme që unë gjendem në paraburgim”, ka thënë Beleri.

Mbështetësit e Belerit kërkojnë lirimin e tij nga burgu, ndërsa kjo e hënë (14 gusht) shënon edhe afatin e fundit të tij për t’u betuar si kryebashkiak. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë më herët ka thënë se afati për t’u betuar është tre muaj, ndërsa shtonte se për aq kohë sa nuk ka vendim të formës së prerë, Beleri mund ta marrë mandatin e kryebashkiakut. Megjithatë mbetet ende e paqartë se çfarë do të ndodhë në rastin e Belerit.

Ai u arrestua më 12 maj, ndërsa hetimet kishin nisur më 9 maj pas referimit të rastit nga policia e Vlorës, dhe u mbështet me pamje filmike dhe përgjime pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët e Belerit dhanë lekë për vota.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

16 November, 2025
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

16 November, 2025
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

16 November, 2025
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

16 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result