Dorëheqja e kabinetit të qeverisë letoneze pritet të dorëzohet më 17 gusht nga Kryeministri, Krisjanis Karins.
Lajmin e konfirmoi vetë kryeministri në një konferencë për shtyp.
“Këtë të enjte unë do t’i dorëzoj Presidentit dorëheqjen time dhe atë të kabinetit”, tha Karins.
Ky vendim vjen pasi u refuzua riorganizimi i kabinetit i propozuar nga Karins.
Partia e e Karins e qendrës së djathtë, “Uniteti i ri”, pritet të zgjedhë kandidatin e saj për postin e kryeministrit më 16 gusht. Pastaj i takon presidentit Edgars Rinkevic të japë mandatin për formimin e qeverisë.
Në çdo rast, çdo koalicioni të ri do t’i kërkohet të marrë votëbesimin nga parlamenti letonez përpara se të marrë detyrën.
Kujtohet se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Letoni janë planifikuar për në vitin 2026.